News That Matters

Motiv i lartë i rekrutëve – FSK-ja drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s

Rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimit bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj po realizojnë ushtrimin fushor 24 orësh.

Ata po praktikojnë në terren njohuritë teorike të fituara gjatë fazës së parë të trajnimit, njofton FSK.

Gjatë kësaj faze të trajnimit rekrutët po përballën me disiplina ushtarake duke filluar nga rregullat e ushtarit në kujdesin e pajisjeve, ndihmën e parë, fushat e minuara, shënjestrimi, lëvizjet taktike etj.

“Motivi i lartë i rekrutëve dhe puna e palodhshme e instruktorëve janë tregues i sigurt i ngritjes së FSK-së drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s”, thuhet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }