
08/10/2021 06:33
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe here pas here me riga shiu, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, përcjell “Radio-Ylberi”
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s