
27.02.2022
Për të Dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, bore dhe shqotë, ku më dominuese do të jenë ato të borës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimalet prej 2 deri në 5°C.