
20.02.2022
Meteo-Kosova njofton se sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet të ketë intensifikim të reshjeve me karakter lokal,
të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 16°C.