
18.01.2022
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, më të përqëndruara në Rrafshin e Kosovës, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, priten kohë pas kohe reshje lokale bore, kryesisht në sasi të pakta.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-49 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.