
10.01.2022
Meteo-Kosovo njofton se sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore, të cilat lokalisht do të jenë të fuqishme kohë pas kohe, duke krijuar shtresa të mëdha bore.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 3°C.