
07.01.2022
Sot parashikohet të mbajë mot i vranët, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit do të vazhdojnë reshjet lokale të borës kur edhe pritet të ndërpriten në mëngjes, kryesisht në sasi të pakta.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C.