
10/12/2021 06:30
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, thuhet në njoftimin e “Meteo-Kosovo”
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 9°C.