News That Matters

Moti sot

07/12/2021 06:30
Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kryesisht me reshje bore, të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të jenë të dendura, veçanërisht pjesa e Anamoravës. Rrafshi i Dukagjinit do të ketë më pak të reshura bore, përderisa në zona të caktuara parashihet të ketë vetëm shi apo sqotë.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 4°C

div.meta-author { display:none; }