
03/12/2021 06:30
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat duke filluar gjatë pasditës dhe në orët e mbrëmjes, pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.
Reshjet më të intensfikuara pritet të jenë gjatë pasditës, të cilat lokalisht do të jenë intensive.
Era do të fryjë jugu dhe juglindja, ku gjatë orëve të pasditës pritet të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-68 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.
Në pjesën dërrmuese të vendit, temperaturat do të pësojnë ulje të shpejtë në orët e pasditës, duke filluar nga zona veriore e në drejtim të jugut.