News That Matters

Moti sot

30/11/2021 06:30
Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, të cilat do të krijojnë shtresa të pakta në ultësira.

Reshjet e borës pritet të ndërpriten në pjesën e parë të ditës, ku më pas gradualisht vranësirat do të tërhiqen, nga perëndimi e në drejtim të lindjes.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 4°C.

div.meta-author { display:none; }