
Në njoftimin e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, thuhet se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Ndaj temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.
Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.