
29/11/2021 06:30
Sipas meteo-kosova parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të lehtë e deri mesatar gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, duke mbetur më pas vetëm të izoluara në zona të caktuara.
Gjatë orëve të pasditës do të ketë sërish intensifikim të reshjeve të shiut, të cilat me dëpërtimin e masave të ftohta ajrore, pritet të shndërrohen në ato të borës në pjesën më të madhe të vendit, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe më vonë. Lokalisht të reshurat pritet të jenë intensive.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet të zhvendoset nga drejtimi i veriut, ku kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.