
28/11/2021 06:35
Sot parashikohet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje të pakta lokale, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet dendësim i vranësirave, duke gjenuar reshje shiu në gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në zona të caktuara, me shpejtësi prej 20-63 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C.