News That Matters

Moti sot

02/11/2021 06:40
Për të Martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat pritet të fillojnë në orët e hershme të mëngjesit.

Lokalisht reshjet do të jenë në formë të rrebesheve gjatë mëngjesit. Më tej, gjatë pasditës reshjet pritet të ndërpriten, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara.

Përndryshe, priten alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-52 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 17°C.

div.meta-author { display:none; }