
23/10/2021 06:33
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu.
Reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.
Vende-vende mund të ketë ndonjë interval me ndonjë rrebesh të fuqishëm shiu kryesisht në Dukagjin., thuhet në njoftimin e Meteo-Ballkan
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet 12-19 gradë Celsius.