
23.05.2022
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë edhe breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 25°C.