
22.04.2022
Për të Premten parashikohet të mbajë mot reshje sporadike shiu që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje, pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht në zona të pakta, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h!
Temperaturat do të shënojë ngritje të mëtejshme dhe të theksueshme, ku minimalet do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.