
10.04.2022
Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve. Në orët e para të mëngjesit, reshjet e shiut lokalisht pritet të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës në disa zona të ulëta. Gjatë kalimit të sistemit frontal, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me karakter lokal dhe me intensitet të ndryshueshëm.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të sillen rreth 10°C, duke pësuar ulje të shpejtë gjatë mëngjesit në zona të caktuara, deri në 0°C. Gjatë ditës temperaturat do të sillen rreth 5°C.