
09.04.2022
Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta të nivelit të lartë. Krejtësisht vonë në mbrëmje, pritet gradualisht të shtrihen reshjet e shiut. Ngrohtë.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 25-70 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 23°C.