
04.04.2022
Meteo-Kosovo njofton se sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku mund të ketë reshje të izoluara bore në orët e mëngjesit në ndonjë rajon, kryesisht në perëndim të vendit, ndërsa gjatë ditës priten reshje të pakta lokale shiu, më të përqëndruara afër zonave malore, ndërsa borë në ato malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.