
26.03.2022
Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme gjatë ditës, më të përqëndruara në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-28 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.