
15/09/2021 06:36
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të mbaj mot me diell gjatë ditës së sotme
“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet tutje në njoftim.