
16.03.2022
Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet gjatë pasditës të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në ndonjë rajon, ndërsa në orët e mbrëmjes, pritet intensikfim i tyre në shkallë vendi.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, respektivisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-58 km/h!
Temperaturat minimalet do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.