News That Matters

Moti për sot

27.05.2022
Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, të cilat në momente të caktuara do të jenë të fuqishme! Disa zona do të mbesin pa të reshura, ndërsa më të instensifikuara pritet të jenë në pjesën veriore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.

div.meta-author { display:none; }