
16/09/2021 06:32
Sot sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës edhe sot do të mbajë mot i ngrohtë në Kosovë.
“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet tutje në njoftim.