
31.03.2022
Meteo-Kosovo njofton se sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit. Në momente dhe zona të caktuara reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, e sidomos në perëndim të vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut dhe jugperëndimit, e cila shpesh herë pritet të jetë lokalisht mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.