
06.03.2022
Meteo-Kosovo njofton se sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore deri në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të shiut në zona të caktuara, përpara se të humbasin intensitet apo edhe të ndërpriten pasdite në pjesën dërrmuese të vendit. Vonë pasdite si dhe në mbrëmje, intensifikim i reshjeve, kryesisht të borës por në sasi më të pakta.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-41 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.