
05.03.2022
Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës pritet të shtrihen reshjet e shiut dhe borës, të cilat deri në mbrëmje, pritet e gjitha të shndërrohet në borë në gjithë vendin. Lokalisht reshjet do të jenë të fuqishme.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C.