
23.01.2022
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta bore gjatë orëve të para të 24-orëshit përgjatë zonës perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore,njofton Meteo-Kosovo.
Gjatë orëve të pasditës, e veçanërisht në mbrëmje, reshjet pritet të intensfikohen edhe në zonat tjera, ndonëse në sasi të pakta.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -10 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 1°C.