
17.12.2021
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët ku pritet të ketë kohë pas kohe reshje të pakta lokale shiu e bore. Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, në zonat ku ka të reshura, e gjitha pritet të shndërrohet në borë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C.