
31.08.2021. 06:37
Edhe sot në territorin e Kosovës pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura deri në 29 gradë Celcius, shkruan Prishtina Weather.
Ndërsa temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10C deri 29C, e në vise malore nga 8C deri 20C.
Edhe do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s.
Gjithashtu, Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.