
15.12.2021
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me përjashtim në Rrafshin e Dukagjinit dhe në zonën veriore ku priten edhe intervale kohore me diell. Lokalisht reshje të izoluara bore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 14-33 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.