News That Matters

“Mos e luaj rolin e budallës”, Haradinaj i drejtohet prokurorit të Gjykatës Speciale

13/01/2022 19:11
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj edhe sot është duke u marrë në pyetje nga prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë.

Gjatë marrjes në pyetje, Haradinaj ka thënë se në dokumentet që u kanë shkuar në zyre ka parë edhe aktgjykime nga gjykatat serbe të vitit 1981.

“Është thënë se gjykata po bëhet për hir se në Kosovë mundet me pas ndikim në dëshmitarë. Të gjitha ato u panë aty, emra dhe mbiemra. Kam parë aktgjykime që kanë qenë të 1981 të gjykatave serbe dhe kjo më shqetësoi mua”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se është e kot që dëshmitarët të quhen të mbrojtur, pasi sipas tij ata njihen me vite në Kosovë.

“Kush është ai që na i sjelli? Pse na i sjelli? Cili është? Komplet kësaj, vetëm do ta përsërisë edhe njëherë për të qenë i qartë për të gjithë. Se kuptoj as sot. Po e përsërisë dhe po ta them edhe njëherë. Harxhoni kot fjalë duke thënë se ka dëshmitarë të mbrojtur, sepse që pesë vjet këta emra janë përsëritur dhe po përsëriten në Kosovë”, ka thënë ai.

div.meta-author { display:none; }