News That Matters

Mos bjer në gjak me Lirinë

20/07/2022. 19:27

Nga, Muhamet Mavraj

O, ti, vëlla, shok a mik
Me atë gjuhën e përdredhur si kravatë
Mbi “liri të shprehjes”
a mbi “shprehje të lirisë”
Qetësohu

Na kujtohet kur thonin se lule e mirë është
vetëm lulja impotente
ose ato që po flenë poshtë mermereve

Një,
veç një lule
nëse mbeste jashtë
“Wanted” shpallte veten
derisa e gjente, qoftë edhe mbi një gur a opingë
Dhe bajrakun e pranverës nuk e linte të binte

Mos shko aq larg vetes
Se “në errësirë të braktis edhe hija jote”

vëlla, shok a mik, ti
Me atë “liri të shprehjes” dhe me “shprehje të lirisë”
Qetësohu

Mos bjer në gjak me lirinë

div.meta-author { display:none; }