
11/09/2021. 09:09
Është arrestuar një zyrtar i Agjencionit Qendror të Prokurimit në Prishtinë, të premten gjatë ditës, nën dyshimin se ka pranuar ryshfet nga një kompani private.
“Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.