
17/07/2022. 11:37
Tifo grupi “Shqiponjat e zeza” në Skenderaj nëpërmjetë një postimi në facebook kanë njoftuar se do të mobilizohen qe të ndalojnë viziten e organizuar nga studendentet serb në Prekaz.
Ata kanë thënë se nesër bëjnë mirë që ky grup studentesh mos të marrë rrugën për në Skenderaj, sepse do të kenë pasoja të rënda që të gjithë!
Njoftimi i plotë
Pas raportimeve të portalit Klan Kosova që studentët serb nesër do ta vizitojnë Prekazin, ndjejmë obligim të informojmë studentët në fjalë që këmba e tyre nuk shkelë nesër në Prekaz.
Shqiponjat e zeza të ndihmuara nga qytetarët e Skënderajit do mobilizohen që nesër në Skënderaj të mos kaloj asnjë grup i organizuar i armiqëve çetnik.
Nuk duam t’ia dimë sa kohë ka kaluar, nuk duam t’ia dimë as për gjeneratat e reja “kurioze” të tyre, sepse po të ishin aq kurioz për Prekazin do mjaftonte t’i pysnin familjarët e tyre se si në ato varre prehen shumë pleq, gra, fëmijë e burra të gjakut tonë të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm!
Nesër bëjnë mirë që as mos të marin rrugën për në Skënderaj sepse do të kenë pasoja të rënda që të gjithë!
Publikisht iu bëjmë thirrje bashkë qytetarëve që nesër t’i dalim zot Prekazit ashtu siç i dolën zot Kosovës bac Shabani, Hamza e Ademi më 1998!
DJEMT E DRENICËS nesër të gjithë së bashku për ta penguar këtë vizitë!