News That Matters

MKRS shpërblen me çmime artistët Agush Beqiri dhe Faik Krasniqi

26/10/2021 14:04

Ministria e Kulturës ka ndarë çmimin kombëtar për vepër jetësore, “Muslim Mulliqi” për Agush Beqirin dhe çmimin vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor, për Faik Krasniqin.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se këto çmime janë mirënjohje për artistët në këtë fushë të artit.

“Jam shumë i lumtur që si ministër kemi mundësi edhe në këtë formë kemi mundësi të shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti u jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale”, ka thënë ai./KP

div.meta-author { display:none; }