
Mjekët në Spitalin e Mitrovicës nuk janë të kënaqur me menaxhimin e spitalit nga drejtoresha e përgjithshme Luljeta Zhubi dhe drejtori shëndetësor Bashkim Hasani. Këto pakënaqësi 17 mjekë i kanë vendosur në një letër dhe peticion i cili po vazhdon të nënshkruhet edhe sot, shkruan Gazeta Shneta.


Sipas mjekëve që e kanë nënshkruar këtë peticion, në Spitalin e Mitrovicës është rritur numri i pacientëve në listën e pritjes për ndërhyrje me laparaskopi për shkak se salla nuk është duke funksionuar. Poashtu menaxhmenti nuk e ka funksionalizuar mjekimin intensiv në spital, ndonëse ka kapacitete.
“Edhe përkundër kërkesave tona të vazhdueshme, vazhdojmë të ballafaqohemi me mungesa të instrumentariumit te sallat operative dhe repartet e lartëcekura. Mungesa e autoambulancave është imediate në spitalin tonë”, thuhet në këtë peticion.


Në këtë peticion poashtu janë përmendur edhe pretendimet për ndikime në punësime në konkurset për disa pozita në këtë spital.
Poashtu sipas këtij peticioni stafi menaxherial i spitalit shpesh herë mungon në vendin e punës.
Më poshtë e gjeni peticionin e plotë:

