News That Matters

Mjekët dalin në terren, vaksinojnë afër 900 qytetarë të komuniteteve

09:51 / 02.09. 2021
Ekipet mjekësore kanë dalë në terren për të vaksinuar personat e komunitet rom, ashkali dhe egjiptian.Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky vaksinim është bërë në qytetin e Prizrenit, Fushë Kosovës dhe Gjakovës për t’u mundësuar qytetarëve qasje me të lehtë në shërbimet shëndetësore.“Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për tu vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme”, thuhet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }