
22/09/2021 10:12
Një zyrtar policor dhe dy këmbësorë të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë të martën në mbrëmje në fshatin Bajskë të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orës, aksidenti ka ndodhur në kohën kur njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve dhe tre këmbësorëve. Deri sa njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin, nga mbrapa kishte shkuar i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin tij duke zhvilluar shpejtësi te madhe, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, dhe në momentin kur zyrtari policor e sinjalizon që të ndalet, i dyshuari nuk arrin që të ndalet me veturën e tij dhe godet zyrtarin policor si dhe dy persona tjerë të cilët kanë qenë jashtë veturës. Të lënduarit, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, dërgohen në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.