
17/11/2021 17:00
PK ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme dhe sot në shkollat e mesme e fillore në Mitrovicë dhe Vushtrri ka pasur kontrolle,shkruan “Radio-Ylberi”
Gjatë kontrollimit në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli per bluarje të substancave narkotike, thuhet në njoftim.
Ndërsa, nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar:
Në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike, ndërsa në Shkollën e Mesme të Ulët “SHMU1” është
gjetur dhe sekuestruar një thikë.” thuhet ndër tjerash në njoftim.