
17/09/2021 19:54
Policia në Rajonin e Mitrovicës këto ditë është fokusuar në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët shkaktojnë kundërvajtje me përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjeteve, trasmeton “Radio-Ylberi”
Po ashtu janë angazhuar zyrtarë policor në rroba civile dhe me automjete zyrtare civile e gjithashtu edhe zyrtarë policor të uniformuar të cilët janë duke marrë masa dhe duke shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për këtë lloj kundërvajtje e cila është një prej faktorëve të aksidenteve rrugore.
Ndërsa që nga data 14 Shtator 2021, zyrtarët policorë në kuadër të Stacioneve Policore dhe të Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë shqiptuar 195 gjoba për përdorimin e telefonit në trafik