
08/12/2021 22:00
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës sot , Arian Tahiri, ka vizituar shkollën fillore “Harun Beka”, në fshatin Gushavc, ku është pritur nga drejtori i kësaj shkolle, Fatmir Zeka.
Nënkryetari Tahiri, ka theksuar se menjëherë pasi komuna ka kuptuar problemin lidhur me ngrohjen me të cilën po përballet shkolla fillore “Harun Beka” është përkujdesur që të gjenden edhe alternativa tjera të ngrohjes, duke siguruar nxemëse elektrike deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të kaldajës.
Aktualisht në këtë shkollë është duke u ofruar alternativa e ngrohjes përmes nxemëseve elektrike dhe për shkak të zhvillimit të procedurave të prokurimit është duke u punuar që për gjysëmvjetorin e dytë të funksionalizohet kaldaja e shkollës.