News That Matters

Mitrovicë:Drejtoria e Inspekcionit në aksion, liron hapësirën publike

01/03/2022 15:15
Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës mbrëmë kanë ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.

Inspektorët komunal kanë bërë të ditur se personi përgjegjës i këtij lokali dje në orët e vona të mbrëmjes ka bërë vendosjen e terasës me dërrasa pa leje nga organet kompetente.

Pas inspektimit të realizuar nga Inspekcioni i komunës punimet janë ndërpre dhe janë vendosur shiritat deri në marrjen e lejes nga drejtoria përgjegjëse.

Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike, në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme.

div.meta-author { display:none; }