News That Matters

Mitrovicë:Arrestohet një 54-vjeçar, iu gjend armë në veturë

12/02/2022 13:13
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person dje në Mitrovicë, pasi në veturën e tij u gjet një armë.

“Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën ‘Kuvendi i Lezhës’ në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

div.meta-author { display:none; }