News That Matters

Mitrovicë: Vëllau sulmon fizikisht motrën, lirohet në procedur të rregullt

29/09/2021 09:56

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se në Mitrovicë është raportuar për një rastë të dhunës në familje, shkruan “Radio-Ylberi”

Ku mbrëmë rreth ores 19:00, viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllau i saj, dhe e njejta ka marrë trajtime mjekësore.

Po ashtu në raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedur të rregulltë, dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i PK-së

“Mitrovicë 28.09.2021 – 19:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”

div.meta-author { display:none; }