
28/02/2022 11:00
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, pas reshjeve të fundit të borës edhe në këto orë të vona përmes kompanive të kontraktuara po përkujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve.
Drejtori i DMSH-së, Bahtir Maxhuni, ka theksuar se është intervenuar në fshatrat më të thella të rajonit të Shalës së Bajgorës dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme, në zonat e thella malore ka disa vështirësi, por përgjithësisht rrugët janë të lira për qarkullim dhe kompanitë e kontraktuara janë duke vazhduar me pastrimin e rrugëve dhe në këto orë të vona”, thekson
drejtori Maxhuni.
Më tutje nga drejtori Maxhuni është apeluar edhe për kujdes të shtuar nga vozitësit si dhe shmangie të qarkullimit përreth zonave malore.