
Mbrëmë rreth orës 22:30 është sulmuar fizikisht një infermier në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.
Për këtë ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në llogarinë e tyre në “facebook”, percjell “Radio-Ylberi”
Ata njoftuan se infermieri me inicialet R.U është sulmuar derisa po kryente punën e tij dhe sulmet e tilla janë shqetësuese e të papranueshme. Ata ftuan organet kompetente ta zbardhin rastin dhe kryerësve t’u shqiptojnë dënimin e merituar.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Mbrëmë, rreth orës 22:30 derisa po kryente punën e tij,është sulmuar fizikisht në Spitalin e Përgjithshëm Mitrovicë, infermieri me inicialet R.U
Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme.
Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryersit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më.
Gjithashtu edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar është sulmuar fiziksht një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës në repartin e Ortopedisë.