
02/02/2022 12:13
Policia e Kosovës dje gjatë patrullimit në disa lokacione në Mitrovicë ka gjetur një qese me substanca narkotike në therra.
Siç njofton policia rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Dedija”, ku pas matjes së qeses bëhet e ditur se në të ndodheshin 108.2 gram të llojit mariuhanë dhe 6.2 gram kokainë.
Qesen dyshohet se e ka vendosur një personi i cili është në kërkim nga policia por, gjendet në arrati.
Rasti është në procedurë hetimore. Ndërsa, po cilësohet si posedim i substancave narkotike.